Prokuroria thirrje për kandidatë për KLP-në: Keni 15 ditë kohë

0
293

Prokuroria e Përgjithshme iu ka bërë thirrje kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Thirrja i është drejtuar prokurorive pranë gjykatave të Apelit, ndërsa theksohet se të interesuarit kanë 15 ditë kohë për paraqitjen e interesit.

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Por pas informacionit të ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, rezulton se nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve vetem një prokuror ështe konfirmuar në detyrë.

Ndaj Prokuroria fton prokurorët e interesuar që plotesojnë kriteret sipas ligjit 115/2015
“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të sjellin dokumentet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

THIRRJA PER PARAOITJEN E SHPREHJES SE INTERESIT PER KANDIDATE NE KESHILLIN E LARTE TE PROKURORISE
Drejtuar: PROKURORIVE PRANE GJYKATAVE TE APELEVE
Në mbështetje të 1igjit 115/2016 “Per organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokurorië e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Pas informacionit të ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me nr. Prot. 6250, datë 20.09.2018, mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit per prokuroret e listes prioritare, kandidatë për Këshillin e Lartë te Prokurorisë, rezulton se nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve vetem 1 (nj.e) prokuror ështe konfirmuar në detyrë.

Përsa më sipër ftojmë prokurorët e interesuar që plotesojnë kriteret sipas ligjit 115/2015
“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të sjellin dokumentet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Të interesuarit krahas kërkesës me shkrim, të bashkëngjisin dhe dokumentet e mëposhtme:
a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) deklaratat individuale të prokuror ëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht;

c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

c) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991;

dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;

e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, nip/mbese, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor.

e) lista e personave të lidhur, sipas kuptimit të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

g) Formularin e Autoritetit për Informim mbi dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Të interesuarit kanë 15 ditë kohe nga shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj