Kejvina Kthjella u përfshi në një aksident mbrëmjen e shkuar në zonën e “Ish-Bllokut”.
Velina e emisionit “Xing” po udhëtonte me një makinë të kuqe “Range Rover”, kur një makinë e ka përplasur.
E kontaktuar nga “Revistawho.com”, Kejvina është shprehur se është shëndoshë e mirë.
Ajo ka rrëfyer se dëmtime ka pësuar vetëm makina.
Ajo është shprehur:
Makina është ajo që është dëmtuar më shumë, unë jam mirë falë Zotit. Faleminderit për interesimin”