Gjermania rrit mbështetjen për fermerët, Ambasadorja Schutz mekanizëm i rëndësishëm për lehtësimin e investimeve private

0
456

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, dhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, nënshkruan këtë të hënë, Marrëveshjen Qeveritare për Fondin e Garantimit të Kredive Rurale (RCGF). Kjo marrëveshje hap rrugën për një grant të qeverisë gjermane prej 5 milionë euro përmes bankës gjermane për zhvillim KfW. Në fjalën e saj, Ambasadorja Schutz theksoi faktin që RCGF është një mekanizëm i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm për të përmirësuar kushtet e jetesës, sidomos në zonat rurale, si edhe për të lehtësuar investimet private.

Ky fond është një nga elementët e mbështetjes së gjerë politike dhe ekonomike që Gjermania i jep Shqipërisë në rrugës e saj drejt Bashkimit Europian. Themelimi i RCGF u mbështet fillimisht nga Bashkimi Europian përmes bankës gjermane për zhvillim KfW, me një fond fillestar prej 5 milionë eurosh. Fondacioni për Garantimin e Kredive Rurale (RCGF) u themelua më 8 korrik 2015, me qëllim lehtësimin e aksesit në financime për fermerë dhe sipërmarrës shqiptarë në zonat rurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here