Zbardhet udhëzimi i Ramës, ja si do skanohen kandidatët në zgjedhjet vendore, shumica e kryebashkiakëve dalin jashtë loje

0
457

Partia Socialiste vijon përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Ditën e djeshme koordinatorët, sekretarët dhe disa deputetë socialistë janë thirrur në mbledhje nga kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit ka dhënë një sërë udhëzimesh dhe porosish për ta në kuadër të ristrukturimit të PS. Gazeta ka siguruar udhëzimin e shpërndarë nga shefi i qeverisë, në të cilin bëhet e ditur mënyra se si do të përzgjidhen kandidatët për bashki dhe këshilltarë bashkiakë sa i takon zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen qershorin që vjen. Sipas asaj që thuhet në udhëzim, Rama ka ngarkuar koordinatorët, sekretarët dhe deputetët që të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e kandidaturave që do përfaqësojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet vendore si për kryetar bashkie ashtu edhe për këshilltarë bashkiakë. Në këtë kontekst, i pari i qeverisë ka kërkuar nga vartësit e tij se çdo kandidaturë duhet të dalë pas konsultimit që grupet e punës duhet të zhvillojnë me bazën dhe anëtarësinë socialiste, si mënyra e vetme që do të përzgjedhë kandidaturat më të mira të mundshme. Ndërkohë, shefi i qeverisë ka qenë i prerë duke kërkuar nga grupi i punës që të kenë parasysh edhe mënyrën se si do të skanohen kandidatët për zgjedhjet vendore. Rama ka theksuar se çdo kandidat duhet të përmbushë një sërë kushtesh, duke veçuar këtu plotësimin e kritereve dhe parimeve. Kështu në aspektin parimor, shefi i selisë rozë ka nënvizuar fatin se përparësi për tu zgjedhur kandidat për kryetar bashkie, do të kenë të gjithë ata individë që gëzojnë një integrim të lartë profesional, moral dhe publik. Po ashtu, në udhëzim Rama ka kërkuar që gjatë skanimit të kandidaturave të respektohet barazia gjinore, ku të rinjtë dhe të rejat përbëjnë avantazh. Një tjetër filtër që duhet të kenë parasysh kandidatët ka të bëjë me statusin e punës. Në këtë kontekst, Rama ka udhëzuar koordinatorët dhe sekretarët që kandidatët që do të përzgjidhen për zgjedhjet vendore, nuk duhet të jenë të dy punësuar.

Kriteret

Mirëpo, nuk ndalet me kaq. Në udhëzimin e siguruar nga gazeta, kryeministri Edi Rama ndër të tjera kërkon që kandidatët në zgjedhjet vendore të plotësojnë edhe disa kritere. Së pari, Rama kërkon që çdo kandidaturë e përzgjedhur nga PS duhet të plotësojë kushtet e kërkuara nga Kodi Zgjedhor dhe Statuti i Partisë. Së dyti, Rama kërkon nga koordinatorët që të skanojnë kandidatët, dhe sipas tij, këta të fundit duhet të kenë njohuri sa i takon programit politik të Partisë Socialiste në nivel kombëtar dhe lokal. Së treti, kreu i PS kërkona që kandidatët që do të përzgjidhen për zgjedhjet vendore duhet kenë arsim të lartë dhe aftësi të spikatura profesionale dhe jovetëm. Së katërti, Rama në udhëzimin e tij, kërkon që kandidatë duhet të gëzojnë respekt në komunitet dhe të jenë të gatshëm që në rast se do të zgjidhen kryetar bashkie apo edhe këshilltarë t’i shpallin luftë korrupsionit dhe kujtdo që abuzon me detyrën.

Kryebashkiakët dalin jashtë loje

Gazeta mësoi se gjatë takimit me koordinatorët dhe sekretarët e PS, kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në kritika sa i takon punës së kryer deri tanimë për shumicën e kryebashkiakëve socialistë. Mësohet se Rama ka qenë i prerë në direktivat e tij, duke u shprehur se nuk do t’i kandidojë shumicën e kryebashkiakëve, pasi sipas tij, ata po tregohen arrogantë dhe kryeneçë. Në këtë kontekst, shefi i qeverisë ka “akuzuar” kryebashkiakët e tij se nuk po bëjnë si duhet punë, ku jovetëm që nuk u përgjigjen në kohë ankesave të qytetarëve por edhe deputetëve. Thënë më troç, duke iu referuar udhëzimit të Ramës, shumica e kryebashkiakëve aktualë do dalin jashtë loje dhe me shumë gjasa nuk do të kandidohen në zgjedhjet vendore të 2019.

Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here