Peleshi: Fund abuzimeve, shkrihen Drejtoritë e Bujqësisë

0
520

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, në fjalën e tij dje në Kuvend i ka kërkuar mbështetje deputetëve për aleatë dhe ambasadorë për të shtuar të ardhurat në fshat me anë të agroturizimit. Peleshi u shpreh se drejtoritë e Bujqësisë janë duke u shpërbërë me qëllim që ti jepet fund abuzimeve.

“T’i japim mundësi fermerëve që të shesin produktet e tyre me çmime më të mira. Kërkoj mbështetjen e këtij ligji. Kërkoj aleatë dhe ambasadorë për të shtuar të ardhurat në fshat me anë të agroturizimit. Drejtoritë e Bujqësisë janë duke u shpërbërë. Po krijojmë agjensitë veterinare dhe ato acesionit të fermerëve. Kjo sepse këto institucione i kemi futur në një çorodi institucionale. Kemi nevojë për kapacitete. Kemi ndërtuar një program për të trajnuar në mënyrë intensive acesioninstët, ekstensionin. TVSH do të ketë një kanal të posaçëm, për shërbime këshillimi ndaj fermerëve. Fermeri ka mundësi që në çdo moment të këshillohet. Por edhe kjo nuk është gjithçka por është diçka”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here