Fondacioni Soros “luftë të ashpër” me Orban, dërgon në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ligjet e fundit në Hungari

0
556

BUDAPEST, Hungari – Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, krijuar nga filantropisti miliarder George Soros, thonë se ka paraqitur kërkesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në Gjykatën Kushtetuese të Hungarisë për ligjet e fundit në Hungari, duke synuar grupet qytetare që punojnë me refugjatë dhe azilkërkues.

James Goldston, drejtor i Iniciativës për Drejtësi të Hapur, ekipi ligjor i fondacioneve, i tha Associated Press të hënën se veprimi ligjor ka për qëllim të kundërshtojë ligjet “që synojnë të trembin dhe heshtin zërat e pavarur në Hungari”.

Legjislacioni i quajtur “Stop Soros” i miratuar në qershor kërcënon të burgosë deri në një vit njerëzit që ndihmojnë azilkërkuesit, ndërsa në korrik ligjvënësit hungarezë miratuan një taksë prej 25 përqind mbi mbështetjen financiare apo materiale për grupet që promovojnë migracionin.

OSF mbështet disa nga grupet qytetare të synuara nga politikat anti-imigrim të palëkundura të Kryeministrit Viktor Orban.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here