Dosja e bandës shqiptare në Greqi, festa luksoze e ‘mall ekstra’ nga Shqipëria

0
346

Publikohet dosja ligjore e bandës së drejtuar nga një 37-vjecar shqiptar, që u prangos më 20 shtator nga patrulla bregdetare në Greqi. Sipas reportazhit të Protothema gr, në dosje përfshihet aktiviteti kriminal i bandës, me transportin e kokainës me kamionë nga Holanda në Greqi, të kanabisit nga Shqipëria, se si “Big Boss” mbyllte kontratat me telefona francezë e kilianë, si dhe DJ. e famshëm që mbyllte ‘marrëveshjet’ në festa luksoze, nga Athina, Selanik, Patra e Mikonos.

Aktiviteti i bandës duket se e ka zanafillën në nëntor 2017, ndërsa në 20 shtator 2018 u arrestuan 8 kokat si dhe 15 bashkëpunëtorë, ndërsa kërkohet akoma një person. Policia prej muajsh, përmes informatorëve kishte vendosur mikrofona, duke ndjekur çdo aktivitet, përfshi dhe transportin e emigrantëve te paligjshëm në vende të BE-së, 6 herë konkretisht, me skafe nga Greqia e Italia, në bashkëpunim me një bandë turke.

Banda përdorte telefona, numra në emër të qytetarëve gjermanë, kilianë, francezë, për të humbur gjurmët. Më pas, sasia e drogës copëtohej dhe shpërndahej në sasira të përshtatshme për tregun Athinë, Selanik, Mikono. Transporti kryhej me taksinë e një shtetasi grek nga Pireu. Në dosjen ligjore përfshihen me detaje biseda, si e DJ për festat madhështore në Mikono, ku kërkohet extra “mall” si dhe shqetësimi mos humbasin para dhe kohë, apo fjalët e koduara për përgatitjen e drogës.

 

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj