“Artan Hoxha, pjesë e bandës Bajri”, këshilltari Lici kërcënon me burg gazetarin

0
453

Këshilltari i Mendimi Djathtë Liberal në këshillin Bashkiak të Shkodrës Mustaf Lici i ka kthyer përgjigje gazetarit Artan Hoxha ndaj akuzave të këtij të fundit në adresë të familjes Lici. Mustaf Lici deklaron se gazetari Hoxha është pjesë e bandës Bajri.

Lici shprehet se familja e tij ka marrëdhënieve të shkëlqyera me 6 të vrarët në Shkodër dhe se familja Bajri nuk ka patur rival në Shkodër sepse ata nuk kane asnjë person të vrarë.

Gazetari Hoxha thotë Lici një kriminel si Safet Bajri e ka sjellë si peshkatar të thjeshte në një kohë që Bajri është krimineli i radhës.

Lici i ben thirrje prokurorisë që të zbardh tablatet e gazetarit Hoxha dhe së një dite ky person qe jeton me paratë e krimit do të dënohet. Lici tha se përmes kësaj deklarate kërkon t’i ktheje përgjigje gazetarit Hoxha i cili çdo dite akuzon familjen Lici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here