Deputetja e PS: Propozimi i PD, gjobëvënie ndaj biznesit, ja si Basha gënjeu për kunatin

0
502

Deputetja e Partisë Socialistë Klodilta Herhati deklaroi se kreu i PD Lulzim Basha gjënjeu kur deklaroi mbrëmë në një emisionin se kunati i tij nuk ka kompani konsulence.

Në një deklaratë për media deputetja e PS u shpreh se kjo jo vetëm është e pa vërtetë, por kunati i Bashës ka 6 kompani.

Më tej ajo u shpreh se ligji Antimafia i propozuar na PD për biznesin ka si për qëllim që Basha t’i  vërë gjobë këtij të fundit.

“Lideri i opozitë doli në televizion dhe mashtroi publikun, kunati i tij, Erjon Isufi zotëron 6  kompani të mëdha reklamash. Një rrjet kompanish, që fitojnë mori të ardhurash, por në fund deklarojnë se fitojnë sa bizneset e vogla”, tha ajo.

Duke iu referuar deklaratave të kreut të PD-së në lidhje me strategjinë se si duhet kontrolluar të ardhurat e firmave, ajo theksoi: “Kunati i Bashës pasurohet çdo ditë, sepse po përdorin dy standarde. A thua vallë kunati i Lulzim Bashës kërkon të marrë më shumë dhe për këtë do të përdor altoparlantin e Partisë Demokratike. Ne nuk mund të lejojmë lojën me maskat të PD-së. Koha e rrumpallës dhe e grabitjes së bizneseve ka marrë fund”, shtoi Ferhati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here