Basha prezanton platformën antimafia dhe paralajmëron vetting për politiken

    0
    399

    Partia Demokratike ka prezantuar platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë për çlirimin e ekonomisë shqiptare, duke parashtruar edhe strategjitë përkatëse. Në nisje të fjalës së tij Basha u shpreh se Shqipëria është në një gjendje kolapsi.

    “Krizë e trefishtë politikë ekonomike e morali ka kapluar vendin. Opozita është e angazhuar të hedhë në diskutim me qytetarët për të dalë nga e keqja. Rrënjët e së keqes janë dy: Aleanca mes krimit e qeverisë ka shkatërruar demokracinë, ka kapur shtetin ligjor si edhe kapja e ekonomise nga krimi. Opozita ka propozuar platformën e vettingut politik si një nga përgjigjet për largimin e politikanëve me lidhje me krimin e organizuar. Rama e qeveria kanë refuzuar me lloj-lloj pretekstesh. Është kundër qëllimit, vettingut në politikë. Është po ai që me Cyrben e Xhafën votuan për prokurorët e gjyqtarët”, u shpreh kryedemokrati ndërsa shtoi se logjika e Ramës është se politikanët janë special, janë mbi ligjin.

    “Kjo është e papranueshme, jemi të vendosur të ndjekim çdo rrugë ligjore, për të ndërprerë lidhjet e politikës me krimin”, theksoi Basha.

    Qëllimi i alternativës demokrate, përmes ndryshimit të Ligjit “Antimafia” është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

    Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se me veprimet e dy javëve të fundit, qeveria e Ramës ka treguar “babëzinë” me ligjin Rama-Fusha siç e quan ai dhe uljen e taksave për bixhozin.

    “Ka kapur reformën në drejtësi për shërbim të politikanëve të lidhur me bandat. Vetingu politik nuk është asgjë më shumë e as më pak si ai i policëve. Rama dhe qeveria e tij kanë injoruar propozimin për vettingun në polikë. Është vetë ai, bashkë me Xhafajn e Taulant Ballën”, shtoi Basha.

    Basha hodhi akuza të forta ndaj socialistëve, që sipas tij, veprimet dhe lidhja me grupet kriminale kanë shkatërruar demokracinë në Shqipëri. Ai tregoi se Partia Demokratike është e vendosur për të çuar deri në fund nismën politike dhe ligjore për pastrimin e politikës nga persona me probleme.

    “Ne jemi të vendosur për të kaluar vettingun në politike. Bandat e Ballës në Lushnje dhe Elbasan dhe deri tek Bushati me “Bajrat” në Shkodër. Mjafton të kujtojmë dy akte, që parlamenti shqiptar ka marrë në dy javë për ligjin Rama-Fusha, por një javë para kësaj, ishte ulja e taksave për bixhozin. Afera kurruptive me koncesionet, po varfëron qytetarët për të pasuruar oligarkët e qeverisë.  Statistikat flasin se 45 biznese po mbyllen çdo ditë. Në i kemi denoncuar aferat, por kjo që po bëjmë sot është më e madhe se kjo. Ne sot do të prezantojmë strategjinë dhe ligjin se si do të sekuestrohen pasuritë e pajustifikuara dhe të jashtëligjshme”, nënvizoi  Basha.

    “Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse nuk garantohet konkurrenca e lirë, nëse një grusht njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike, me afera korruptive. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të rikthejmë kushtet e konkurrencës së lirë, zbatimin e ligjit, kushtet e një gare të barabartë”, u shpreh më tej Basha.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here