Trondit Artan Hoxha, zbulon aleatin e opozitës që drejton bandën e rrezikshme

0
498

Gazetari Artan Hoxha shpreh shqetësim se përse opozita denoncon ne mënyrë të njëanshme bandat që, sipas tij, mbështesin qeverinë dhe nuk denoncon bandat rivale qe janë politikisht pranë vetë asaj.

“Pse nuk e përmend opozita bandën e Kirasit, rivalen e bandës së Dobraçit ne Shkodër?

Atë te Kirasit e drejton një këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak të qytetit.

Është kryetar i një partie politike ai që domonin Kirasin, ështe aleat i opozitës”, thotë Artan Hoxha.

“E njëjta gjë edhe ne Elbasan, opozita denoncon Celajt, po pse nuk denoncon Çapjet qe kane vrare 4 punonjës policie ne 15 vitet e fundit? Pse nuk i përmendin? Mua me shqetëson përdorimi politik i situatës kriminale. Krimi i organizuar nuk ka ngjyre, ai çan dhe penetron atje ku gjen hapësire”, tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here