Banda “Bajri”, Xhafaj: Është një grup i dhunshëm, ka pasur influenca shtetërore

0
440

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Real Story”, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar goditjen dhe arrestimin e anëtarëve të grupit kriminal të “Bajrave”.

Ministri Xhafaj deklaroi se ky grup ka pasur influenca shtetërore në nivel lokal dhe vendor në kohë të ndryshme.

Balla: A ishte e vonuar goditja e bandës “Bajri”?

Xhafaj: “Grupi i “Bajrave” ka së paku prej rreth 6 muajsh që është nën një proces intensive ndjekje, gjurmimi dhe hetimi. Është një nga ato grupe  kriminale që janë pjesë e operacionit ‘Forca e Ligjit’. Është një ndër grupet që operojnë në zonën e Shkodrës dhe një ndër grupet më të rrezikshme në veri, dhe një ndër 6-7 grupët më të rrezikshme në vend.

Ka disa karakteristika, është një grup i mirëstruktuar kriminal që ka për bazë lidhje të forta familjare dhe krahinore. Vit pas viti kanë ushtruar veprimtari të rregullt kriminale. Kanë aktivitet edhe jashtë Shkodrës dhe kanë edhe lidhje dhe ndërveprim me grupe të tjera kriminale.

Një karakteristikë tjetër është shtrirja e aktivitetit të grupit jashtë vendit, kryesisht në Belgjikë dhe Hollandë.

Është edhe një grup shumë i dhunshëm. Shpesh herë përdor dhunën ekstreme ndaj rivalëve.

Akuzohet për disa vepra penale, për trafik, vrasje, përdhunime dhe vënie eksplozivi. Është një grup që ka pasur influenca shtetërore në kohë të ndryshme në nivel lokal dhe vendor.

Është dashur shumë punë për goditjen finale të këtij grupi kriminal.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here