“Shkon në spital për një puçërr, i heqin apendicitin”/ Berisha del blof, reagon mjeku

0
602

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili ka denoncuar spitalin e Peshkopisë dhe mjekun që sipas tij është bashkëshorti i deputetes së PS Almira Zebi Xhembulla. Qytetari thotë djali 20 vjeçar shkoi për të kontrolluar një puçërr në shpinë, por kirurgu Gazmir Xhembulla e ka bere operacion nga apandesiti. Qytetari dixhital thotë tek Berisha se familja ka bërë kallëzim, por ngjarja nuk është bërë publike.

Pas këtij postimi ka reaguar edhe vetë mjeku, i cili përgënjeshtron Berishën

Në reagimin e tij Xhembulla shprehet se ndjehet i keqardhur që një ish kryeministër merr informacione të pavërteta dhe i transmeton ato si ngjarje të ndodhura vërtet.

Ai vazhdon më tej kur thotë se : Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare, deklaroj nën përgjegjësine time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollollit mjekësor në fuqi.

Reagimi i mjekut:

Ndjehem thellësisht i keqardhur, nga disa informacione të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëve dhe opinionit publik, ndjej detyrimin të jap këtë sqarim:

Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare, deklaroj nën përgjegjësine time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollollit mjekësor në fuqi.

Jam gati të mirëkuptoj shqetësimin e pacientit dhe familjarëve, por ndjej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesionale, është bërë sot nga një ish mjek dhe ish profesor i imi.

Që nga dita e parë e punës time si mjek, u kam shërbyer dhe u shërbej qytetarëve me profesionalizëm dhe devotshmëri, për këtë dëshmitarët më të mirë janë kolegët e nderuar dhe ata mijëra bashkëqytetare të mitë.

Po kaq e padrejtë dhe dashakeqe është lidhja që i bëhet rastit në fjalë me punën e bashkëshortes time. Unë punoj përditë për ta luftuar sëmundjen, më vjen keq që dikush sot ka zgjedhur të bëjë politike me të.

Në çdo rast, jam i hapur dhe u kërkoj strukturave përgjegjese që të bëjne të gjitha verifikimet e nevojshme për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here