Qeveria ndalon importin e makinave të përdorura, flet ministri: Ja ç’do të bëhet me 60 mijë automjetet e futura

0
405

“Qeveria ka tashmë gati projektvendimin që do të kufizojë importin e mjeteve të përdorura në bazë të vitit të përdorimit”. Keshtu ka deklaruar sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një takimi me distributorët e automjeteve.

“Kerkojme te bllokojme importimin ne menyre cnjerezore te kontigjentit te makinave te perdorura ne BE, si nje vendimarrje per te bllokuar makinat qe vijne nga BE dhe jane ne moshe me te madh se 10 vjet perdorim”- tha Klosi, duke numeruar kontigjentet e atyre qe jane kunder nismes, si komuniteti i atyre qe bejne biznes, i atyre qe merren me rregulimin e makinave, komuniteti qe shet karburantin eshte kudner kesaj nisme, se nje makine 15 vjecare konsumon shume here me shume se nje makine e re.

“Ajo qe duam te shpjegojme sot eshte fakti pse eshte i mire ky mekanizem per njerezit e thjeshte dhe shtresen e mesme, ne radhe te pare flitet per shendetin dhe kur vjen fjala per kete nuk vblen asnje disutim tjeter, kur kemi parasysh nivelin e ndotjes, dhe semundje 23% me shume te njerezve nga ndotja, ndaj duhet te marrim veprime drastike per te kufizuar ndotjen. Ne baze te statistikave, nje makine qe ka kaluar 10 vjet, ne jemi ne makinat qe ndosin 3 here me shume se nje makine normale”- tha Klosi.

Sipas ministrit, makinat e vjetra që qarkullojnë sot nuk do të dalin nga tregu, por do u jepet kohë që të përshtaten. E njëjta gjë do të bëhet edhe për automjetet që janë importuar dhe që janë stok, pra nuk janë targuar akoma.

“Jane rreth 60 mijë automjete të tilla, të cilave do u jepet një afat prej 4-5 muaj që të targohen. Sipas informacionit qe vjen nga Transportet kane hyre, jane zhdoganuar, por nuk jane targuar, do u lejohet te behet targimi dhe pas 5 muajve nga hyrja ne fuqi e vendimit, nuk do te lejohet te targohen me”- tha ai, duke theksuar se “nuk do heqim ato qe jane sot ne qarkullim, por do te kufizojme futjen e makinave te vjetra mbi 10 vjet”.

“Nuk mund të lejohet që Shqiperia të jetë një varrezë e madhe makinash dhe të kemi pika grumbullimi të skrapit në mes të qytetit dhe flasim për qytete të mëdha. Është  një biznes që nuk ka asnjë rregull”.

Sipas ministrit nisme te tille e kane vende te BE dhe rajonit. ‘Ne gjithe vendet e BE nuk lejohen makina deri ne euro 4. duhet t’i kufizojme keto dhe te lejojme euro 5 dhe 6″- tha Klosi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here