Operacioni “Oaz”, 11 të arrestuar të grupit të Safet Bajrit. Përgjimet 6 mujore që e zbuluan, 2 vrasjet e kryera dhe krimet për të cilat akuzohen

    0
    525

    11 persona janë arrestuar në një aksion policor i shtrirë në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim dy persona, në sajë të aksionit ‘Oaz’.

    Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bëri publike edhe emrat e personave të arrestuar, disa në Holandë, dhe disa në vendin tonë, të cilët ishin pjesë e grupit të Safet Bajrit, të ‘fortit’ të Shkodrës që u arrestua dje në Tiranë.

    Banda e rrezikshme “Bajri” u vu në pranga pas hetimeve që zgjatën mbi 6 muaj. Policia e Shtetit ka dhënë detaje sot, pas lajmit për arrestimin e tyre, duke theksuar se “Veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal “Bajri” kanë zgjatur mbi 6 muaj”.

    Sipas policisë, janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv.

    Oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë.

    Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.

    Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash.

    TE ARRESTUARIT

    Behar Bajri,

    Sahmet Alluni,

    Ilir Rustemi

    Ermat Plaku

    Asmet Bilali

    Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër

    Safet Rustemi, arrestuar në Tiranë

    Fabiol Rexhepi, arrestuar në Shkodër,

    Ismet Idrizi

    Denis Bramovic, arrestuar në Tiranë

    Kaludio

    Në kërkim;

    E.B.

    N.H, 34 vjeç

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here