Bushati: Doris Pack një pensioniste

0
731

Partia socialiste në Shkodër ka nisur fushatën “E Gjithë Vëmendja te Ju”, ku përfaqësuesit lokalë do të kontaktojnë me gjithë njerëzit në çdo cep të territorit të Shqipërisë. I deleguari i qarkut Shkodër, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi dje Mbledhjen e Asamblesë së Bashkisë Shkodër. Pas takimit, Bushati gjatë një reagimi për mediat teksa u pyet për situatën kriminale në Shkodër si dhe për deklaratat e ish-eurodeputetes Doris Pack, nuk nguroi të ironizonte me këtë të fundit.

“Si anëtar i kabinetit shpreh gjithë solidaritetin tim për punën e forcave të sigurisë. Sikundër nuk diskutohet që është përgjegjësi e autoriteteve përkatëse për të marrë masa korrigjuese, aty ku forcat e zbatimit të ligjit nuk funksionojnë siç duhet. Është kënaqësi për mua të dëgjoj që Doris Pack edhe pse sot është në pension, ka pasur mundësi të jetë si një vizitore në Shkodër, pasi Shkodra simbolizon gjithçka”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here