Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ishte sot e pranishme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të prezantuar së bashku me Ardi Veliun rezultatet e operacionit ‘Oaz’.
Interesi i gazetarëve për të marr një promocion nga Donika për të gjithë situatën e tensionuar të krijuar së fundmi në këtë institucion për të shkak të çështjes ‘Shullazi’ ishte i madh, mirëpo ka qenë e pamundur.
Drejtori Veliu ka shoqëruar deri te makina Donika Prelën, ndërsa shoferi i saj ka shtyrë në një moment gazetarët që ndodheshin aty.