Akuzohen për tenderat e ilaçeve. Mjekët e Shkodrës dalin para gjykatës, pritet masa e sigurisë

0
440
Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës personeli i spitalit rajonal Shkodër të akuzuar për tenderat e ilaçeve. Në orën 10:30 ka nisur seanca gjyqësore për masat e sigurisë për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, mjekun Luan Dragusha dhe infermierin Renato Kepi.
Pas orës 11: 00, do të jepet masa e sigurisë për të tjerët. Ish-drejtori i Spitalit të Shkodrës, mjekë dhe punonjës janë vënë në akuzë për abuzime me barnat dhe pajisjet mjekësore.
9 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin blenë në fund të vitit 2006, 400 sete pajisjesh për repartin e hemodinamikës, në një kohë që bënë vetëm 3 operacione.
Por ajo e që thellon skandalin e abuzimit është se barnat që do ti mjaftonin spitalit edhe për vitin 2017 e më gjatë, u pranuan në shkelje të rregullave për skandencën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here