Balla akuza kreut të opozitës: Basha paguhet vit për vit me 2 miliardë lekë nga oligarkët, ja pse Vasili dhe Spaho duhet të kërkojnë falje

0
489

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur ditën e djeshme akuza të forta në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist e ftoi kryedemokratin Basha të ndalte kërcënimet dhe të jepte përgjigje për ato që mediat shkruajnë për të. Sipas Ballës, kryedemokrati Basha paguhet me 2 mld lekë nga oligarkët, ata që siç artikuloi ai, i sulmon natën e i ndihmon ditën për llogari të kunatit të tij. “Dua ti them sot nga kjo foltore mjaft me kërcënime idioteske. Shumë mirë që ke filluar konsulta me publikun, por në media sot ka dalë një fakt shumë domethënës se si Basha paguhet me 2 mld lekë nga oligarkë dhe nuk jep asnjë përgjigje. Janë oligarkë që i sulmon natën dhe i ndihmon ditën për llogari të kunatit të tij”, deklaroi Balla. Më tej, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar dy kolegëve të tij të PD dhe LSI, të kërkojnë falje pas letrës së dërguar dy ditë më parë kreut të Kuvendit për ligjin për Teatrin Kombëtar. Balla teksa i ka quajtur Spahon dhe Vasilin gënjeshtarë opozitarët dhe duke rikujtuar një praktikë të njëjtë në vitin 2016 kur Parlamenti drejtohej nga Ilir Meta dhe në atë seancë konkretisht nga Edmond Spaho për të hequr vija paralele me ligjin për teatrin. “Sa gënjeshtarë ka opozita. Dje i janë drejtuar dhe me disa shkresa se gjoja shqyrtimi i dekretit, miratimi i tij qenka një shkelje e madhe kur unë nuk gjej një rast tjetër në praktikën parlamentar në kaq sa vite ku kemi vepruar ndryshe. Ironia ka të bëjë me seancën e vitit 2016 ku nuk i di arsyet pse është drejtuar nga zoti Meta por dekreti i ardhur nga zoti Nishani është shqyrtuar në një seancë që drejtohej nga Spaho. Minimalisht do i kërkoja zotit Spaho dhe zotit Vasili të bëhen të dy bashkë e t’i kërkojnë falje publikut për gënjeshtrën e radhës”, u shpreh ai. Gjithsesi shefi i të majtëve në Parlament tha se Spaho e Vasili gënjejnë më rrallë se Lulzim juristi. “Ai gënjeu ditën e hënë kur tha se mazhoranca paska kërkuar që ligji për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar do t’i shkojë Venecias. O Lulzim o jurist ti vetëm gënjeshtra di të bësh në jetë dhe gjumë sigurisht. Nuk e kemi thënë kurrë por ka qenë një propozim që do të implementohet e ka të bëjë me dërgimin në Komisionin e Venecias të ligjit për avokatinë. Po çlidhje ka kjo me Teatrin”, nënvizoi Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here