Lucia Nadin dhe Aurel Plasari, fitues të çmimit për veprën e Skënderbeut

0
526

“Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin dhe “Skënderbeu- një histori politike” e autorit Aurel Plasari dhe ishin veprat fituese të çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun dhe epokën e tij, nga autorë shqiptarë dhe të huaj, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Shkencave, ku u dhanë dhe çmimet ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, studiues të huaj dhe shqiptar si Floresha Dado, Luan Malltezi, Pëllumb Xhufi të cilët mbajtën kumtesat e tyre. Gjithashtu gjatë ceremonisë së ndarje së çmimeve mbajti një ligjëratë përuruese dhe Jose Manuel Floristan Imizcoz nga Spanja për veprën “Marrëdhëniet mes Mbretërisë së Napolit me Shqipërinë”, seri studimesh botuar në revistën shkencore “Erytheia”. Studiuesja Lucia Nadin që u shpall fituese me veprën “Shqipëria e rigjetur” pohoi se ndihej krenare që e sillte vendin tonë përmes kulturës dhe historisë. “Gjithmonë e kam kumtuar punën time si një punë, që u rikthen kujtesën njerëzve, mbase sepse vijoj që të punoj për emigracionin e shumëshekujve më parë, ku ka shumë shqiptarë që janë transferuar nga Italinë e Verit, edhe që kanë shkruar faqe të rëndësishme, duke shfaqur që nuk vijnë vetëm nga një vend me kulturë zero, por ishin dëshmitarë të një vendi të ngarkuar me histori edhe kulturë”, tha Nadin. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama mes të tjerave u shpreh se jemi në një fazë, ku mund të shikojmë dritë në fund të tunelit, për sa i përket reformimit në Akademinë e Shkencave. “Më në fund, gjërat edhe forcat u vunë në një lëvizje të vonuar për shumë edhe shumë vite. Më vjen mirë që sot që flasim jemi përballë një punë të kryer me zell edhe me përgjegjësi nga grupi i ngritur për të propozuar këtë reformë në drejtimin e profesor Skënder Gjinushit, por edhe përballë një platforme të propozuar nga profesor Fuga. Ajo që ne na duket më e arsyeshme është që të ndalemi edhe të nxisim një ballafaqim mes këtyre dy alternativave”, tha kryeministri  Rama. Gjatë ceremonisë u prezantua edhe Libri i Artë i Meritës, dedikuar kontribuuesve më të mëdhenj të albanologjisë. Shënimi i parë në këtë libër është shkruar nga Ismail Kadare. Sekretari i përgjithshëm i ASH akademiku Vasil Tole tha se ky libër është në shenjë përgjegjësie institucionale. “Kemi ardhur deri tek themelimi i Librit të Artë të Meritës në Albanologji në shenjë përgjegjësie institucionale ndaj të gjitha qendrave, shkollave dhe individëve, sot, në të shkuarën e në të ardhmen, që e kanë lidhur e do ta lidhin emrin dhe jetën e tyre me botën shqiptare, me gjuhën shqipe dhe letërsinë e saj, me historinë, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar”, pohoi Tole.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here