Zbardhet shkaku i vrasjes së profesorit në Tropojë, ja sherri me autorin që i mori jetën

0
476

U dyshua fillimisht për vetëvrasje, zbardhet ngjarja e rëndë në bjeshkët e Tropojës. Tahir Bajraktari, me profesion mekanik, sipas Policisë, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. 69-vjeçari, banues në Tiranë, kishte në pronësi një shtëpi pushimi në bjeshkë, ku kishte shkuar dy ditë para ngjarjes.Autori i dyshuar, sipas Policisë, është Nikë Lulashi, 54 vjeç, fqinj i tij. Krimi ndodhi në fshatin Dobërdol, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se mes dy fqinjëve ka pasur një konflikt për pagesën, që 69-vjeçari i jepte Lulashit për t’u kujdesur për shtëpinë e tij të pushimeve.

Banorët e zonës tregojnë se 69-vjeçari kishte ndërtuar një minihidrocentral për furnizimin e disa banesave me energji elektrike si dhe kishte mundësuar shërbimin e internetit për zonën. Bajraktari, me profesion mekanik, ashtu siç bënte çdo vite, kishte udhëtuar drejt Tropojës për të kaluar disa ditë pushime.
Por, pas një grindjeje për shumën që duhet t’i paguante 54-vjeçarit Nikë Lulashi, ky i fundit e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur. I moshuari u gjet brenda në banesën e tij pa shenja jete nga fqinjët, ndërsa fillimisht u dyshua për vetëvrasje. Por, pas hetimeve të Policisë u arrit të zbulohej e vërteta e ngjarjes. Policia identifikoi autorin e dyshuar dhe e ka shpallur atë në kërkim.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë. Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here