Arrestohen 6 policë në Kakavijë, ja për çfarë akuzohen

0
573

Pas një hetimi disa mujor pro-aktiv me metoda speciale të hetimit, Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa ka goditur veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjës policie dhe disa shtetas, në vijën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e Kakavijës.Duke shpërdoruar detyrën, këta punonjës policie në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë patur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’.

Për disa muaj me rradhë, efektivë të SHÇBA kanë mbajtur nën vëzhgim, përgjuar dhe kryer veprime simuluese, për të dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të këtyre shtetasve.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Gjirokastër ka vendosur për këta punonjës policie, masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Shërbimet e SHÇBA kanë arrestuar sot 7 persona:
• Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

• Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

• Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

• Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

• Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

• Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

• Besnik Sinani, nga Fieri.

Ndërkohë po punohet për ndalimin e një shtetasi tjetër të shpallur në kërkim, si pjesë e kësaj veprimtarie të paligjshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here