Fyerje ndaj Yllka Mujos dhe Eva Alikajt në protestë, reagon Sindikata e Artistëve: Janë qytetarë, duhen respektuar

0
404

Në protestën e zhvilluar sot përpara Kuvendit, për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, janë dëgjuar fyerje për disa artistë të njohur, të cilët nuk kanë marrë në mbrojtje godinën. Yllka Mujo dhe Eva Alikaj jo vetëm që nuk janë shprehur në favor të ruajtjes së teatrit, por në disa raste kanë mbështetur kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sindikata e Artisteve te Skenes dhe Ekranit ka reaguar për rastin dhe ka shprehur kundërshtinë për fyerjet ndaj artistëve. Në reagim thuhet se pavarësisht qëndrimeve që mbajnë këta artistë, duhen respektuar si qytetarë.

Reagimi i sindikatës:

Persona të panjohur kanë fyer sot pranë Teatrit Kombëtar aktoret e shquara Yllka Mujo dhe Eva Alikaj me fjalor vulgar.

SASE proteston ndaj çfarëdo cënimi të dinjitetit të cilitdo artist, pavarësisht shkaktarit dhe shkakut.

Artistët, pavarësisht qëndrimeve të tyre publike, janë qytetarë dhe duhen respektuar si të tillë. Kushdo që fyen artistët nuk mund të paraqitet si mbrojtës i Teatrit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here