Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi

    0
    490

    Kuvendi ka zgjedhur këtë të enjte vetëm me votat e maxhorëncës katër nga pesë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi. Komisioni i Ligjeve i përcolli Kuvendit një listë me nëntë kandidatë.

    Artan Spahiu, Saimir Vishaj, Irena Nino dhe Lindita Rusmaili morën votat e nevojshme nga deputetët për t’u zgjedhur në strukturën e re që do monitorojë zbatimin e ‘Drejtësisë’. Pesë kandidatët e tjerë Andi Murataj, Saimir Shehri, Gëzim Allaraj, Suzana Pasha dhe Ilir Kadiu ishin më pak të votuarit nga ligjvënësit e maxhorancës.

    Ndërkohë, Kuvendi nuk ka arritur të kompletojë trupën e kësaj strukture me pesë anëtarë dhe si rrjedhojë gara duhet të hapet edhe njëherë nga e para për një vend. Anëtarët e e Këshillit Mbikëqyrës të zbatimit të Reformës në Drejtësi u zgjodhën vetmë me votat e maxhorancës, pasi opozita bojkotoi punimet e Kuvendit dhe zhvilloi një mbledhje paralele në Vlorë.

    Anëtarët e zgjedhur:

    Artan Spahiu

    Saimir Vishaj

    Irena Nino

    Lindita Rusmaili

    Nuk u zgjodhën
    Andi Murataj

    Saimir Shehri

    Gëzim Allaraj

    Suzana Pasha

    Ilir Kadiu

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here