Ministri gjerman merr një surprizë në Tiranë, ngelet pa fjalë

0
557

Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas e gjeti ditëlindja e tij e 52-të në vizitën zyrtare në Tiranë. Teksa ishte duke dalë nga takimi i delegacioneve në ministrin e Jashtme për të shkuar në sallën e konferencave ai është ndeshur me këngën e ditëlindjes, ku mbeti pa fjalë fillimisht.

Para tij, stafi i MEPJ-së ka sjellë një tortë ku i uron dhe ditëlindjen, teksa vetë ministri gjerman i papërgatitur për këtë nuk harron të bëj batuta. “Ta bëjmë dhe njëherë këtë në konferencën për shtyp”, ka thënë ministri gjerman, mjaft i lumtur teksa i fryn dhe qiriut të tortës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here