Çfarë do të ndodhë? BE ‘rrethon’ Shqipërinë, Brukseli do dërgojë 10 mijë agjentë

0
572

Kufijtë e jashtëm të Shqipërisë shumë shpejt mund të ruhen nga mijëra agjentë të Frontex, agjencisë europiane të mbrojtjes së kufijve. Jean Claude Juncker dhe Komisioni Europian kanë kështu në plan të zgjerohen më shumë në Ballkanin Perëndimor si dhe të rrisin numrin e agjentëve, nga 1500 të tillë, në plot 10 mijë. Kjo gjë përkthehet në një rritje të ndjeshme të prezencës së agjentëve të Frontex në vendin tonë.

Këta të fundit mësohet se, veç kufijve tokësore do të ruajnë edhe kufijtë detarë, me mjete të posaçme lundruese për këtë qëllim. Siç dihet, gjatë këtij viti, Shqipëria dhe Mali i Zi janë kthyer në jë portë hyrëse të refugjatëve në Europë, dhe Bashkimi Europian ka ngritur shpeshherë alarmin për këtë problematikë. Për këtë arsye, Bashkimi Europian dhe Shqipëria arritën jë marrëveshjes për praninë e Frontex, në Shkurt të këtij viti, duke bërë që Shqipëria të jetë vendi i parë jashtë unionit që arrin një marrëveshje me Frontex.

Mësohet se edhe Maqedonia me Serbinë janë dakordësuar për praninë e agjentëve të Bashkimit Europian për ruajtjen e kufijve të tyre. Sipas Deutsche Welle, personeli i Frontex do të jetë i pajisur edhe me armatim të posaçëm në mënyrë që të kryejë misionin, ruajtjen e kufijve./Scan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here