Sot ka nisur kompeticioni i shumëpritur i Ligës së Kampionëve, ku skuadrat elitare të Europës do të sfidojnë njëra tjetrën për trofeun e Kampioneve.
Sakaq, Barcelona ka triumfuar në ndeshjen parë të grupeve të Ligës së Kampionëve duke shpartalluar holandezët e PSV-së në shifrat e thella 4-0.
Protagonist absolut ishte Lionel Messi, i cili shënoi 3 nga katër golat e kësaj sfide. Golat e Barcelonës u shënuan në minutat 32’ 75’ 77’ dhe 87’. Skuadra spanjolle ka treguar edhe njëherë se është një nga pretendentët kryesorë të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.
Nga ana tjetër, skuadra e Interit ka fituar më përmbysje në “San Siro” 2-1 ndaj skuadrës së Tottenham. Golat u shënuan nga Ikardi dhe Vecino, ndërsa tek anglezët autori i golit ishte danezi, Eriksen.
https://youtu.be/9FFQ66bRZi4
Golat në sfidën Inter-Tottenham:
https://youtu.be/8_8Dkl7qSqw