Gara për kreun e ri të KLSH, Bujar Leskaj njofton tërheqjen dhe zbardh letërkëmbimet me Metën dhe Ruçin

0
417

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka reaguar dje sa i takon mbarimit të mandatit të Bujar Leskajt. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Leskaj ka bërë të ditur se nuk do të rikandidojë dhe për këtë arsye ka vënë në dijeni presidentin dhe kreun e Kuvendit. “Me shkresë nr. 1007, datë 2 shtator 2018, Kryetari i KLSH i ka bërë me dije Presidentit të Republikës vullnetin e tij për të mos rikandiduar për një mandat të dytë, në respekt të Kodit të Etikës së Kryetarit të KLSH-së të miratuar me Vendimin Nr. 27, datë 20 prill 2018. Po më datë 2 shtator 2018, me shkesat zyrtare përkatëse, kryetari i KLSH i ka bërë me dije të njëjtin vullnet mos-rikandidimi të tij për një mandat të dytë z. Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe z. Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit”, thuhet në deklaratën e KLSH. Më tej theksohet së në këto shkresa, kryetari i KLSH ka shprehur bindjen se përshpejtimi i përzgjedhjes së një kandidature për kryetar të KLSH-së dhe të kryetarit të ri brenda dhjetorit 2018, kohë kur mbaron mandati i tij, do të mundësojë realizimin me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të auditimeve të përdorimit të fondeve dhe aseteve publike, duke garantuar vijimin e reformimit të plotë të institucionit të KLSH, të nisur dhe thelluar gjatë mandatit të tij që nga fundi i dhjetorit 2011 e deri më sot, në dobi të modernizimit të institucionit, në përputhje me standardet ISSAI të INTOSAI-t dhe me pritshmëritë e Kuvendit dhe të qytetarëve. Më tej bëhet e ditur se me Vendimin Nr. 27, datë 20 prill 2018, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka miratuar Kodin Etik të Kryetarit të KLSH-së, në të cilin, në nenin 4 cilësohet: “Kryetari i KLSH-së, në ndjeshmëri të lartë dhe përgjegjshmëri maksimale ndaj pasojave të problematikës që paraqitet përpara titullarit të një institucioni kushtetues të pavarur që mund të rikandidojë për pozicionin që mban, problematikë e cila rrezikon të cenojë pavarësinë e institucionit të pavarur kushtetues që ai drejton, e deklaron publikisht përgjatë viteve që ushtron aktivitetin synimin dhe vullnetin e tij për të mos rikandiduar, si dhe, katër muaj përpara datës së mbarimit të afatit të qëndrimit në detyrë, i adreson zyrtarisht Presidentit të Republikës kërkesën për mos rikandidim për t’u rizgjedhur kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here