Vrasja e trefishtë tek “Zogu i Parë”. Burg përjetë killerit të Camorra-s, 58 vite bashkëpunëtorëve

0
484

Jepet pretenca për të pandehurit në gjyqin mbi vrasjen e trefishtë tek bulevardi “Zogu i Parë.”

Prokuroria kërkon burg për jetë për Salvatore Letizia, 24 vite burg për Klevi Doçin dhe 34 vjet burg për Markeljan Docin.

Krimi i rëndë ndodhi më 27 maj 2015 dhe nga përplasja me armë mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ishte arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në Tiranë ishte vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që kishet vazhduar në Hollandë, në Prill 2015 e, më tej, u shoqërua me ngjarjen për të cilën u akuzuan tre të pandehurit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here