Panucci, padi të re Nishanit. Gjykata pranon kërkesën

0
594

Pak ditë më vonë padia e riformuluar e trajnerit të kombëtares është pranuar nga gjykata. Panucci kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro nga ish-presidenti Nishani.

Padia e parë u kundërshtua nga gjykata se ishte e parregullt. Këtë herë, gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të saktë padinë e Panuccit dhe i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit që të përgatisë mbrojtjen si dhe të paraqesë provat e tij.

Pasi të dy palët në proces të kenë sjellë secili provat dhe argumentet e tyre ligjore, gjyqtarja Anila Karanxha do të caktojë një datë për seancën gjyqësore.

Padia civile e trajnerit të Kombëtares Panucci ndaj ish-presidentit Nishani, ka të bëjë me një reagim të Nishanit pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ndeshje në të cilën Shqipëria u mund me rezultatin 3 me 0.

Pas kësaj ndeshje Nishani, reagoi me një deklaratë në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar trajnerin Panucci si një sharlatan që shkatërroi edhe atë që ishte ngritur. Për këtë reagim të ish-presidentit të Republikës, trajneri i kombëtares kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij në publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here