Shqipëria bëri ndaj Skocisë një prej ndeshjeve më të dobëta të saj. Nuk arriti as të organizohet në fushën e lojës dhe ishte shumë larg pritshmërive, duke zhgënjyer tërësisht në fushë dhe duke humbur 2-0. Portieri i Irlandës së Veriut, Majkëll McGoven, ka folur pas miqësores që kombëtarja e tij luajti me Izraelin, që e shpartalloi 3-0. Ai ka thënë për shtypin skocez se Skocia, nëse luan si me Shqipërinë, do të ketë një shëtitje në Izrael ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve. Sipas tij, Izraeli, nuk e përballon dot stilin e lojës së skuadrave britanike. “Izraeli do ta ketë shumë të vështirë me Skocinë. Pashë ndeshjen e Skocisë kundër Shqipërisë dhe ishte një lojë shumë e fortë. Skocia luajti mirë dhe shtyu shumë përpara me MekGin dhe Neismith. Shqipëria u përpoq të dilte përpara, por skocezët nuk e lejuan. Nëse Skocia luan si me Shqipërinë, edhe me Izraelin do të ketë një njëjtin sukses”, u shpreh portieri irlandez për “Daily Record”. McGoven ka luajtur për shumë sezone ne Skoci dhe e është i bindur se kombëtarja skoceze do ta mundë Izraelin, që u mund edhe nga Shqipëria. Portieri irlandez thekson se Izraeli tregoi nivel të dobët në miqësoren me Irlandën e Veriut, ku u mund 3-0: “Ne luajtëm shumë mirë dhe dominuam. Izraeli nuk kërcënoi asnjëherë dhe kam pasur një mbrëmje shumë të qetë”, shtoi Mc Goven. Pra të gjithë atje besojnë se Skocia i mund rivalët në grup dhe zë vendin e parë.