Basha fton Idrizin: Të largojmë Ramën

0
506

Nga Durrësi ku u zhvendos sot mbledhja e përbashkët e grupeve parlamentare të partive opozitare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i “ka hapur derën” e bashkëpunimit kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi.

Kryedemokrati tha se e mirëpret vendimin e PDIU për t’u larguar nga koalicioni me Ramën.

Ai tha se do të nisin bisedimet me Idrizin për të formuluar strategjinë për largimin e Ramës nga pushteti.

“Në këtë kuadër mirëpres kërkesën e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, për të nisur bisedimet me Partinë Demokratike dhe opozitën, bazuar në parimet dhe objektivat e shpallura, për çlirimin e vendit nga bashkëqeverisja me krimin, të vendosjes së interesit të shqiptarëve, të interesit të qytetarëve shqiptarë dhe interesave kombëtare, mbi interesat e bandës në pushtet dhe të formulimit të zgjidhjeve të përbashkëta për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare ku e ka futur vendin Edi Rama dhe banda me të cilën ai bashkëqeveris”, deklaroi Basha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here