Erjon Braçe propozon Vetting edhe për pronarët e lojërave të fatit, ja pse?

0
555

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka kërkuar në Kuvend Vetting edhe për pronarët e lojërave të fatit.Ai thotë se ata janë të lidhur me krimin dhe bëjnë evasion fiskal.

“Krimi i organizuar ka hyrë në biznesin e lojrave të fatit.Duhet veting për të gjithë pronarët e lojrave të fatit.
Paraja e luajtur në këto aktivitete është e deri në 13-17 miliardë lekë.Ajo që bie në sy është që shifra është e njejtë, që nga 2011,-2012 dhe deri në 2018”, ka thënë Braçe.
Deputeti socialist, që drejton Komisionin e Ekonomisë, ka akuzuar strukturat e qeverisë, se kanë lejuar evazionin fiskal.
“Evazioni fiskali lojrave të fatit është dramatik në këto vite me lojrat e fatit.
Normat e fitimit e lojrave të fatit me zorë arrijnë në 8-9%”, tha Braçe gjatë fjalës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here