Kryemadhi paralajmëron aksion opozitar me surpriza: Me axhendë të pabesueshme edhe për gazetarët

0
507

Kryetarja e LSI-së paralajmëron një axhendë shumë të aktive të aksionit politik opozitar. “Agjenda do të jetë shumë aktive, e pabesueshme dhe e surprizueshme jo vetëm për qeverinë por dhe për gazetarët” – tha Monika Kryemadhi pas takimit me partitë opozitare në Durrës.

Duke iu përgjigjur akuzave të Taulant Ballës nga salla e parlamentit se opozita i druhet vetingut nga ndërkombëtarë tKryemadhi u shpreh: “Kjo është qesharake. Opozita nuk i trembet vetingut. Toyta Yaris nuk ishte e opozitës por e Ballës. Ata të thonë janë pro apo kundër”

Kryemadhi shtoi: “Edi Rama ka ngelur i vetëm dhe ndodhet në një situatë të vështirë. Është e rëndësishme angazhimi i të gjitha strukturave të politikës. Sot e vetmja ndasi është ndasia me krimin e organizuar dhe me grupin kriminal që ka kapur qeverinë shqiptare.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here