PD kundër ligjit për prishjen e Teatrit, Vokshi: Është antikushtetues dhe bëhet vetëm për interesat korruptive

0
504

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka dhënë një prononcim për mediat para godinës së Teatrit Kombëtar.

Vokshi tha se PD është kundër cdo ligji që synon prishjen e Teatrit Kombëtar, kundër cdo ligji që përvetëson pronën publike.

“Legjislacioni aktual i ka shumë të qarta procedurat që duhen ndjekur.

Rama nuk ka nevojë për një ligj special dhe këtë e vërtetori edhe përgjigja e BE.

PD denoncon talljen që po bën Rama për hapjen e kësaj gare.

Ligji Rama – Fusha është projekt për pastrimin e parave të drogës, dhe përfitimin e 250 milion eurove.

Ky ligj është antikushtetues dhe bëhet vetëm për interesat korruptive të Ramës.

PD ka qënë në krah të artistëve dhe qytetarëve.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të mbrojmë me çdo kusht Teatrin Kombëtar dhe vlerat kulturore të kryeqytetit.

Vokshi bëri thirrje për miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës për këtë çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here