Zv.Ministri i Brendshëm: Grupe kriminale po paguajnë media për të goditur rivalët

0
580

Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Opinion” ku po flitej për ngjarjet kriminale të Shkodrës. Sipas tij, në vendin tonë platforma mediatike po përdoren nga grupet kriminale për të goditur rivalët.

“Platforma mediatike paguhen nga grupe kriminale për të goditur grupe rivale”.

“Po kjo është e rëndë” – e ndërpreu gazetari Blendi Fevziu.

“Shumë e rëndë” – shtoi Lamallari.

Në emision po diskutohej për vrasjen e biznesmenit Arian Ferracakut në Shkodër, pistat e hetimit që po ndiqen dhe për disa vrasje që kanë ndodhur seri në këtë qytet verior.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here