Ambasada e SHBA nxjerr flamurin që u gjet në gërmadhat e Qendrës Tregtare Botërore: Simboli i madh i mbijetesës!

0
520

Ambasada amerikane në Tiranë e ka kujtuar sot 11 shtatorin me një foto shumë domethënëse. Me flamurin amerikan që u gjet nga një punëtor shpëtimi në Qendrën Tregtare Botërore.

Foto e Ditës | Ky flamur amerikan i dëmtuar rëndë u gjet nga një punëtor shpëtimi në Qendrën Tregtare Botërore. I ngritur nga gërmadhat e Qendrës Tregtare Botërore dhe i varur në Pentagonin e dëmtuar, flamuri u kthye në një simbol të fuqishëm patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese. Muzeumi Kombëtar i Historisë Amerikane ka një koleksion me objekte të lidhura me viktimat, të mbijetuarit dhe heronjtë e 11 shtatorit, 2001. Shumë prej këtyre objekteve, dhe historitë pas tyre, mund të shihen në ekspozitën online “11 shtatori: Dëshmi e Historisë”  — http://amhistory.si.edu/september11/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here