Braçe: Do ndalojmë lojërat e fatit të financojnë garat sportive

0
553

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe deklaroi se ligji i ri i lojërave të Fatit do të rikthehet për votim në Kuvend.Ai tha se mazhoranca ka pasur gjithnjë qëndrim të qartë në lidhje me organizatorët dhe lojtarët e lojrave të fatit, duke rritur sapo erdhi në pushtet tatimin mbi fitimin 15% për organizatorët dhe 15% për lojtarët, një masë kjo siç tha për t’i mbajtur sa më larg prej tyre.

Një pikë tjetër e fortë e këtij ligji ishte edhe fakti i zhvendosjes së lojërave të fatit larg zonave të banuara dhe kërkesa që sporti të mos pranojë të financohet nga lojërat e fatit.

“Është e paimagjinueshme që media t’i japë akses reklamave që nxisin qytetarët të bëhen pjesë e këtyre lojërave. Të ndalohet financimi i ekipet sportive me para nga lojërat e fatit”, tha Braçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here