Shkëmbim zjarri në Lezhë, PD: U kapën tre kriminelë, por u liruan pas kësaj telefonate

0
548

Pas ngjarjeve në Shkodër, Vlorë, Elbasan e kudo në Shqipëri, krimi ka treguar se bën ligjin edhe në Lezhë. Kështu është shprehur sot deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili ka denoncuar ngjarjen më të fundit që ka ndodhur në zonën e njohur si Rana e Hedhun në Lezhë.

“PD denoncon një rast skandaloz që tregon se policia e është e tradhëtuar në Ministrinë e Brendshëm. Dy ditë më parë pati një telefonatë për shkëmbim zjarri te Rana e Hedhur. Policia bëri ndalimin e tre personave me iniciale E.S nga Lezha, P.P nga Shkodra, dhe  I.S nga Kopliku. PD ka edhe fotot e armëve që u sekuestruan nga kontrolli në makinë. Pavarësisht se policët e thjeshtë kanë bërë detyrën, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga ministria e Fatmir Xhafajt”- tha deputeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here