Ronaldo shqetesim per sigurine

0
604

Aventura e Kristiano Ronaldos te Juventusi nuk ka nisur aspak mirë pasi në 3 ndeshjet e para ai nuk ka mundur të gjejë ende golin e parë.

Gjithsesi, përveç formës së dobët që po kalon, futbollistin e shqetëson edhe një problem i ri. Portugezi është i merakosur për sigurinë e tij dhe të familjes.

Sipas italianes Corriere di Torino, lojtari më i mirë në planet ka frikë për sigurinë e familjes së tij.

Ronaldo i ka bërë një kërkesë të veçantë klubit që t’i risin numrin e truprojave.

Plot tre roje personalë thuhet të ketë kërkuar ylli portugez. Dy duhet të ruajnë atë dhe familjen e tij, ndërsa njëri vetëm shtëpinë.

Që kur ka mbërritur në Itali, ka shkaktuar një kaos të madh në qytetin e Torinos.

Kjo u pa që kur bëri vizitat mjekësore, me mijëra tifozë që prisnin me padurim për të bërë një foto me të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here