Vetting për politikanët, Rama i përgjigjet Bashës: Sa më parë!

0
348

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha në lidhje me kërkesën për vetting ndaj politikanëve.

Rama shprehet i gatshëm për vettingun e poltikanëve pasi sipas tij me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do të ketë shteg për politikanët që t’i ikin drejtësisë.

“Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar nga përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”, shkruan Rama në postimin e tij në Twitter.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj