PD shpall nismën kushtetuese për vettingun në politikë, fillon mbledhja e firmave

0
509

Partia Demokratike ka shpallur sot nismën kushtetuese për vettingun në politikë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shpallur 4 objektivat e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi.

Risia kryesore e platformës që po diskutohet në grupin parlamentar të opozitës është vettingu për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

 

 

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin
4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funkisonari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin.
“Shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga politikanē të lidhur me krimin e organizuar, por nga politikanē që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar”, deklaron PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here