U sekuestrua 5 milionë euro pasuri në Tiranë, kush është ‘kapo’ laçjan i kokainës që njihej me 6 emra

    0
    701

    Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë vënë në pranga dy persona, pjesë e një grupi kriminal, i cili merrej me trafikimin ndërkombëtar të drogës, e konkretisht kokainës nga Kolumbia.Atyre u janë sekuestruar 5 milionë euro pasuri të investuara në sipërmarrje të ndryshme në Tiranë dhe nëpër llogari bankare të familjarëve të tyre.

    Deklarata e plotë:
    Pesë milionë euro janë sekuestruar pas një operacioni të fundit për goditjen e një grupi kriminal. Po kështu falë operacionit mes Policisë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë arrestuar 2 persona për trafik droge nga Amerika Latine në vendet e Europës.
    Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë:
    • Arjan Ndoci, (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin;
    Julian Deblini (Bedlini), 35 vjec , lindur dhe banues në Lezhë.
    Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash.

    Kush është Arjan Ndoci:

    Arjan Ndoci nga qyteti i Laçit, mendohet se është njëri nga drejtuesit e grupit që menaxhonte trafikun e kokainës nga Kolumbia në Spanjë. Pikërisht këtij grupi i përbërë nga shqiptarë, spanjollë dhe kolumbianë,ju kapën 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro cash. Arjan Ndoci mësohet se është arrestuar dhe se dyshohet se është pikërisht personi që fshihej me emrin e remë Dritan Gradica. Nga verifikimet e bëra rezulton se Ndoci është vllai i biznesmenit Viktor Ndoci,i cili administron disa kompani në Tiranë dhe Laç. Mësohet se dhe vetë Arjan Ndoci ka administruar kompaninë “Arvi”, të cilën e ka shitur në vitin 2014 kundrejt 12 milion lekë të vjetra,tek një biznesmen tjetër. Vëllai i Arjan Ndoci, Viktor Ndoci rezulton pronar i 6 kompanive ndërtimi, të cilat kanë ndërtuar disa godina të mëdha në Tiranë mes tyre edhe qëndra biznese të rëndësishme për kryeqytetin.

    Gjithashtu një prej kompanive të familjes Ndoci ka kryer edhe import dhe eksport mallrash, por tashmë është me aktivitet të mbyllur. Sipas burimeve nga INTERPOL-i Arjan Ndoci është koka e trafikut të drogës nga Kolumbia nga Spanjë dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Ndoci rezulton se nuk është dënuar apo ndaluar më parë për trafik, ndërsa vijojnë shkëmbimet e informacioneve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle. Pas sekuestrimit të një ton kokaine në Madrid, policia spanjolle deklaroi se dy shqiptarët e arrestuar ishin, Julian Deblini dhe Dritan Gradica, por këtij të fundit dyshohet se i kanë vjedhur identitetin, pasi koka e trafikut është Arjan Ndoci.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here