Thaçi: Mund të shkoj në shtëpi, por nuk pranoj Republikë serbe në Kosovë

0
594

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se korrigjimi i kufirit e shpëton Kosovën nga ndarja, shkëmbimi i territoreve dhe nga themelimi i një Republike serbe. Ai i bëri këto komente gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, lidhur me idetë për korrigjimin e kufirit me Serbinë. Presidenti Thaçi tha se ai asnjëherë nuk ka folur për ndarje të vendit apo shkëmbim të territorit, por, të korrigjimit të padrejtësive që kanë ndodhur nëpër vite.

“Korrigjimi i kufijve e shpëton Kosovën nga ndarja, shkëmbimi dhe themelimi i Republikës serbe. Për mua më e rrezikshme është Republika serbe se sa korrigjimi i kufirit. Korrigjimi është fitore e madhe për Republikën e Kosovës. Republika serbe është defunksionalizimi i plotë i Republikës së Kosovës. Edhe me miq ndërkombëtarë që propozojnë Republikë serbe unë nuk pajtohem dhe nuk do të lejoj diçka të tillë të ndodhë, kushdo që të jetë, unë mund të shkoj në shtëpi por diçka të tillë nuk pranoj”, tha ai.Presidenti Thaçi tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëmbim të territoreve apo një asociacion komunash me fuqi ekzekutive.

“Këto ditë kam dëgjuar ide të ndryshme prej partive të ndryshme dhe individë të ndryshëm të institucioneve të Kosovës, që me të vërtetë kanë qenë shqetësuese, por e ritheksoj, nuk do të lejojmë as diskutim për ndarje, nuk do të lejojmë as diskutim për shkëmbim sikurse që nuk do të lejojë asociacion me kompetenca ekzekutive, së paku sa do të udhëheq unë zyrën e presidentit të Kosovës. Pra, në këtë drejtim unë jam për me marrë, e kushdo që dëshiron të jap, është tjetër”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here