Shkodra në syrin e ciklonit, reagon Rama: Policia foli me vepra, opozita politikë me krimin

0
910
Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate ceremonise se organizuar ne Ministrine e Brendshme ne kuader te dhurimit te 30 motoreve dhe 20 kamerave nga nje kompani turke per makinat e Policise se Shtetit.

Shkodra, metropoli i veriut është vendosur prej ditësh në syrin e ciklonit duke sjellë reagime të shumta si nga politia, ashtu edhe nga mediat dhe shoqëria.

Sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Shkodër duke publikuar edhe shifra. Në një postim në Twitter Rama thotë se sot Policia e Shtetit foli me vepra, ndërsa me llafet e atyre që ikën nga kuvendit nuk ia vlen të merresh duke e akuzuar opozitën se bën politikë me krimin.

“E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik. Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here