Kombëtarja Shqiptare U-21 mposhtet në Spanjë

0
661

Kombëtarja Shqiptare U-21 nuk ia doli të zinte vendin e dytë në Grupin 2 eliminator të vlefshëm për Euro 2019.

Në ndeshjen e sotme të zhvilluar kundër Spanjës, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi u mund me rezultatin 3-0.

Në takimin e zhvilluar në Kordoba, goli i parë erdhi pas pesë minutash lojë nga Oyarzabal. Ndërsa në pjesën e dytë shënuan Mayoral dhe Mir.

Me këtë humbje, Shqipëria siguron vendin e parafundit me vetëm 6 pikë, e ndjekur nga Estonia me vetëm 1.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here