Çështja Skripal, Britania: Përgjegjës është presidenti rus, Vladimir Putin

0
515

Londra, e mbështetur nga aleatët e saj, tha sot se konsideron presidentin rus, Vladimir Putin si përgjegjës për përpjekjen për helmim të kryer në mars kundër një ish-agjenti rus që jeton në Angli, një akuzë e kundërshtuar nga Moska para një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Franca, Gjermania, SHBA-ja dhe Kanadaja njoftuan se kanë krejtësisht besim në përfundimet e hetimit britanik.

Kryeministrja britanike, Theresa May kishte akuzaur të mërkurën të dyshuarit, Aleksander Petrov dhe Ruslan Boçirov, se kanë helmuar me Noviçok, një lëndë kimike e fuqishme e krijuar në ish-Bashkimin Sovjetik, ish-agjentin rus Serguei Skripal dhe vajzën e tij Julia më 4 mars në Salisburi (jugperëndim të Anglisë), të cilët arritën të mijetojnë.

May kishte shtuar gjithashtu para Parlamentit se ky sulm me siguri ishte miratuar jashtë GRU-së (shërbimet sekrete ushtarake ruse), në një nivel të lartë të shtetit rus.

Nga ana tjetër sekretari i saj i Shtetit për Sigurinë, Ben Wallace akuzoi sot në kanalin televiziv BBC, Vladimir Putin duke u shprehur se “në fund, sigurisht që ai është përgjegjës, pasi është kreu i shtetit. Është qeveria e tij që kontrollon, financon dhe drejton shërbimet sekrete ushtarake nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here