Kinematografia në zi, ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare Burt Reynolds

0
583
Burt Reynolds (Photo by Herbert Dorfman/Corbis via Getty Images)

Aktori i njohur me famë ndërkombëtare Burt Reynolds është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare nga një atak në zemër.

Reynolds ishte i njohur për rolet e tij në Smokey dhe Bandit të vitit 1977, Striptease e vitit 1996 dhe Boogie Nights e vitit 1997. Boogie Night i dha atij edhe nominimin për çmimin Oscar

82-vjeçari po filmonte filmin e ri ‘Once Upon a Time in Hollywood’ në bashkëpunim me regjisorin Quentin Tarantino dhe kastë aktorësh si:Margot Robbie, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio. Filmi pritet të transmetohet në vitin 2019.

Reynolds ka vuajtur edhe më parë nga zemra, kur në vitin 2010 iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here