Asambleja e Kombetare e Partise Socialiste, çeshtjet qe priten te diskutohen

0
570

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet sot, ndërsa do të ndezë motorët për fushatën për zgjedhjet lokale që priten të mbahen vitin e ardhshëm.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Asambleja do të nis punimet në orën 10:00, ndërsa nuk do të mungojë fjala edhe e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së.

E gjithë vëmendja e socialistëve do të përqendrohet tek fjalimi i tij, i cili pritet të përcjellë edhe mesazhin politik drejtuar opozitës. Gazetari i ‘News24’ Ergys Gjençaj raporton për ‘BalkanWeb’ se gjatë punimeve të Asamblesë priten ndryshime në sekretariatin ekzekutiv të PS-së.

RENDI I DITËS NË ASAMBLE
1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.
2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”
3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.
4. Raporti Kombëtar i Bashkëqeverisjes deri më 31.08.2018
5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”
8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”
9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here