Opozita vijon bojkotin e parlamentit. Pas Shkodrës, të enjten mblidhet në Elbasan

0
530

Ndalesa e radhës e opozitës së bashkuar do të jetë Elbasani. Pas mbledhjes së Shkodrës,  aleatët opozitarë mblidhen në qytetin e dytë të vendit ku sipas tyre mbizotëron krimi me lidhje qeveritare.

Mbledhja do të mbahet të enjten në ora 10:00 paralelisht me seancën planare duke shënuar mungesën e dytë  për këtë sesion të  opozitës në Parlament.

Nga Shkodra Lulzim Basha  paralajmëroi se  çlirimi i  qeverisë nga krimi  do të jetë prioritet i opozitës  në këtë sesion të ri ndërsa një platformë politike parashikohet të përgatitet  nga opozita  për ti dhënë vendit, siguri, rend dhe shtet të së drejtës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here